Flash News

KRYESORE

Qëllohet në rrethana misterioze, ndërron jetë modelja 28-vjeçare

Modelja 28-vjeçare Kelsey Quayle ka ndërruar jetë pasi është qëlluar në makinën e saj. Modelja amerikane ka qenë duke drejtuar automjetin e saj në momentin që është qëlluar me armë zjarri.

"Fox News" ka raportuar se 28-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt spitalit por ka ndërruar jetë më vonë. Sipas kësaj media, anëtarët e familjes së saj kanë treguar se Kelsey është qëlluar në qafë teksa ishte në makinën e saj.

Ende nuk dihen arsyet pse është qëlluar modelja 28-vjeçare por po hetohet për zbardhjen e plotë të motiveve që kanë çuar autorët për të bërë këtë krim.

 

Të fundit