Flash News

KRYESORE

Qëllohet për vdekje 26-vjeçari shqiptar në Athinë, dyshimet e para të policisë

Qëllohet për vdekje 26-vjeçari shqiptar në Athinë,

Qëllohet për vdekje një i ri shqiptar në kryeqytetin grek, në Athinë.

Sipas mediave vendase, është qëlluar me thikë një 26-vjeçar shqiptar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas policisë, i riu më parë ishte konfliktuar më parë me disa persona, ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen ‘Peristeri’ të Athinës, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur.

Shqiptari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pasi kishte marrë disa goditje në trup me thikë.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i vdekjes së shqiptaret mund të ketë qenë larja e hesapeve.

Të fundit