Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Qëllohet për vdekje 29-vjeçari shqiptar në Brazil, kishte shkuar për të punuar
Alban Gropcaj i cili kishte shkuar në Brazil për të punuar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë.
Mësohet se shqiptari, së bashku me italianin Guido Bertola po dilnin nga një lokal kur atyre iu afruan grabitësit, të cilët ndodheshin në një motor, raportojnë mediat.
Sipas autoriteteve vendase, këta të fundit i kërcënuan me pistoletë shqiptarin dhe italianin duke u kërkuar paratë. Mirëpo 29-vjeçari refuzoi dhe kaq mjaftoi që një prej grabitësve të qëllonte me gjakftohtësi.
Ndërsa italiani Bertola, i cili është edhe pronar i një zdrukthëtarie arriti t’u shpëtojë agresorëve dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.