Flash News

KRYESORE

Qëllohet sërish me mjete të forta makina e analistit Fatos Lubonja

Qëllohet sërish me mjete të forta makina e analistit Fatos

Makina e analistit Fatos Lubonja është qëlluar për herë të dytë me mjete të forta. Sipas televizioneve informative ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit të dhjetorit 2019.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me mjete të forta makinën e analistit, e cila ishte parkuar pranë banesës së tij.

Nga ana tjetër vetë analisti Lubonja ka denoncuar ngjarjen në policinë e Shtetit, më 2 janar, ndërsa pret që autoritetet të zbardhin ngjarjen e cila përsëritet për të dytën herë.

Kujtojmë se më 7 korrik makina e Lubonjës u qëllua me gurë. Dhunuesi u arrestua nga policia e Shtetit dhe u dënua nga gjykata me burg.

Të fundit