Flash News

KRYESORE

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet ish-kandidati për kryetar bashkie Genc Meraku

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet ish-kandidati për kryetar

Është arrestuar Genc Meraku, ish-kandidat për Kryetar të Prishtinës. Mësohet se Meraku, ish kandidati i AAK-së ka shtënë me armë në banesën e tij gjatë një feste familjare. 

Policia e Kosovës ka vendosur 48 orë mbajtje për Merakun, i cili njëherësh njihet edhe si pjesë e Zero Pozitive në Kosovë.

"Dje në fshatin Hajvali të Prishtinës  në orën 18:37, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar 9 gëzhoja. I dyshuari e ka dorëzuar vullnetarisht një revole me 2 karikatorë të zbrazët. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Të fundit