Flash News

KRYESORE

Qëlloi me grusht vartësin e tij, lihet i lirë kryeinspektori i Mjedisit Vlorë

Qëlloi me grusht vartësin e tij, lihet i lirë kryeinspektori i

Ersid Hasanllarit, kryeinspektori i Mjedisit në Vlorë, i cili goditi me grusht vartësin e tij është lënë sot i lirë pas kërkesës së Prokurorisë.

Mësohet se organi i akuzës kërkoi për 28-vjeçarin që t’i caktohet masa e sigurisë detyrim paraqitje si dhe të pezullohet nga detyra. Të dyja masat janë miratuar nga togat e zeza dhe tashmë Hasanllari ka fituar lirinë.

Vetëm dy ditë më parë policia Vlorë njoftoi pas arrestimit se kryeinspektori i Mjedisit në Vlorë, fillimisht e ka ofenduar në telefon vartësin e tij me pretendimin se pse i kishte vënë gjobë një subjekti privat dhe pasi kur janë takuar e ka goditur me grusht.

Por për Prokurorinë, vepra penale për të cilën akuzohet 28-vjeçari mund të hetohet në gjendje të lirë dhe nuk është e nevojshme mbajtja e tij pas hekurave.

 

 

 

Të fundit