Flash News

KRYESORE

Qëlloi mbi policinë shqiptare dhe refuzoi të dorëzohet, RENEA ekzekuton në aksion ekstremistin grek

Qëllohet për vdekje 35-vjeçari grek Kostandinos Kaçifa, i cili mëngjesin e sotëm qëlloi me armë zjarri mbi makinën e policisë në fshatin Bularat në Dropull të Gjirokastrës.

Pas këtij episodi, ai u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa është ndjekur prej mëngjesit nga forcat RENEA.

Policia njoftoi pak minuta më parë se pas rezistencës për t’u dorëzuar dhe në kushtet kur 35-vjeçari kishte zbrazur disa karikatorë ndaj RENEA-s në Depon e Ujit ku ishte fshehur, ai është qëlluar për vdekje.

Policia sqaroi se i riu grek u qëllua pasi kishte rrezikuar edhe jetën e banorëve, në zonën pranë Depos së Ujit në fhsatin Bularat.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më parë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bularat ku shtetasi Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër e më pas mbi Policinë ju informojmë se:

Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij. Në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat speciale.

Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët.

Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa.

Në vendngjarje ka mberritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nen drejtimin e Prokurorise.

I riu grek është cilësuar si ekstremist i Agimit të Artë, siç duket edhe në fotot e më poshtme, ndërsa njihet edhe si njeri i stërvitur me armët e zjarrit, pasi ka qenë anëtar i Forcave Speciale Greke.

Kujtojmë se i riu qëlloi fillimisht me armë zjarri në ajër gjatë festës së Greqisë dhe më pas në drejtim të makinës së policisë, kur kjo e fundit mbërriti në vendin e ngjarjes pas të shtënave.

Kaçifa sipas policisë ishte nga fshati BUlarat në Gjirokastër, ndërsa kohët e fundit jetonte më shumë në Athinë se në këtë fshat.

“Greqi ose vdekje”, si e paralajmëroi autori në ‘Facebook’ sulmin me armë ndaj policisë shqiptare pesë ditë përpara

Të fundit