Flash News

KRYESORE

Qëlloi me armë një person, arrestohet 36-vjeçari; një tjetër në kërkim

Qëlloi me armë një person, arrestohet 36-vjeçari; një

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, si i dyshuar i implikuar në një plagosje me armë zjarri të ndodhur pasditen e djeshme.

Mësohet se, 36-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të shtetasit L. K., pasi ky kishte plagosur me armë një tjetër person, Tonin Larushkun.  Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur aksidentalisht edhe një 33-vjeçar, B.D.

Përveç arrestimit të 36-vjeçarit, policia po ashtu ka shpallur në kërkim L. K.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur dje më datë 01.09.2020 ku në vendin e quajtur “Prek Cali”, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi T. L., policia ka vënë në pranga një shtetas të implikuar në këtë ngjarje.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, u bë ndalimi i shtetasit Z. L., 36 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet ka rezultuar që ky shtetas pas ngjarjes ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi T. L., ka qëlluar me armë gjahu, në drejtim të mjetit të autorit, i cili gjendej i parkuar në rrugicën para banesës. Si pasojë e të shtënave është lënduar lehtë nga një saçme shtetasi B. D., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër është larguar në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut, të cilën shtetasi Z. L., e kishte me lejen përkatëse.

Vijon puna për kapjen e shtetasit L. K., i dyshuar si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit T. L.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kanosja”.

Të fundit