Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Qëlloi me armë zjarri sot në Tiranë, autori i arrestuar është vëllai i ish-drejtorit të Transportit Rrugor
Sot, policia e Tiranës arrestoi një 48-vjeçar, i cili u kap pasi qëlloi në ajër me armë zjarri pa leje.
Ndonëse në masë sigurie “arrest shtëpie”, në pranga përfundoi sërish Altin Isaraj, një emër jo i panjohur për organet e drejtësisë.
Njëherësh, ai njihet edhe si vëllai i Arben Isarajt, i cili dha dorëheqjen një vit më parë, pas arrestimit të të vëllait, për veprat penale “armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Altin Isaraj njihet edhe si një person i arrestuar më herët jashtë vendit për trafik droge, konkretisht të kokainës.
Kujtojmë se në tetor 2018-ës, Isaraj, në atë kohë Drejtori i Përgjithshëm i Patentave dha dorëheqjen nga posti nëpërmjet një letre drejtuar Damian Gjiknurit, në atë kohë ministër, si dhe kryeministrit Edi Rama. Isaraj shkruante se pas arrestimit të vëllait po jep dorëheqjen për të mos ndikuar direkt apo indirekt në profesionin e tij.