Flash News

KRYESORE

Qëlloi me grusht kandidatin e Vetëvendosjes, nis hetimi për burrin e Besa Shahinit, sa rrezikon të dënohet

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimin lidhur me incidentin ku u përfshinë deputetët e PSD-së dhe VV-së, përkatësisht Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi si dhe shoqëruesi i Molliqajt, Fatos Sahiti.

Hetimi nisi pas publikimit të videos nga kamerat e sigurisë, pasi ata dolën nga studio e emisionit ku ishin ftuar, teksa shihen duke u përleshur fizikisht mes tyre.

Burimet bëjnë të ditur se hetimet mund të përfundojnë me aktakuzë për veprën penale të sulmit, e cila sipas legjislacionit në fuqi parashikon dënim me burg ose me gjobë, si në vijim:

“Kushdo që me dashje përdor forcën ndaj personit tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit” thuhet në paragrafin e parë të nenit 184 që ka të bëjë me sulmin të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, NR. 06/L-074, që ka hyrë në fuqi në fund të vitit 2018”, parashikon ligji në fuqi.

Sanksionimi i veprës penale të sulmit është zbutur me Kodin e ri pasi autorët e veprave të tilla penale mund të dënoheshin me gjobë dhe burgim deri në 3 vjet

Të fundit