Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Qëlloi me grushta drejtoreshën, procedohet penalisht ish-kreu i Agjencisë së të Drejtave të Autorit
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht Zamir Sukniqin, ish-Drejtorin e Agjencisë së të Drejtave të Autorit, organizatë e licencuar nga Ministria e Kulturës. Këtë të enjte, në mënyrë të dhunshme, Sukniqi ka prishur mbledhjen e kësaj Agjencie. Mësohet se ish-zyrtari i Ministrisë së Kulturës ka qëlluar më grushta drejtuesit aktualë. Për sherrin kanë marrë dijeni blutë e Tiranës, të cilët kanë bërë shoqërimin e Sukniqit në Komisariatin Numër dy. Drejtuesit aktuale së Drejtorisë së të Drejtave të Autorit kanë sqaruar në polici se Sukniqi ka qenë i dehur kur ka prishur mbledhjen dhe ushtruar dhunë mbi pjesëmarrësit.
Sipas TV Klan, Zamir Sukniqi është mbajtur në Komisariat për disa orë dhe do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë, për akuzën e vetëgjyqësisë. Sukniqi u shkarkua nga detyra e Drejtorit për keqmenaxhim dhe për abuzime me fondet e Drejtorisë së të Drejtave të Autorit në Ministrinë e Kulturës. Ai u gjet në konflikt interesi në kryerjen e kësaj detyre, pasi ishte aksioner në një kompani private.
Gjithashtu ai kishte braktisur detyrën për periudha të gjata kohore për udhëtime jashtë vendit dhe nuk kishte asnjë tagër ligjor për të përfaqësuar këtë institucion në organizma ndërkombëtare. Ai ka tërhequr para nga llogaria e institucionit, por asnjëherë nuk i ka bashkangjitur dokumentacion se ku janë shpenzuar ato. Për të gjitha këto shkelje, ai u shkarkuar nga detyra.