Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Qëlloi me kallashnikov, arrestohet i riu në Shkodër; Pushuesit në panik njoftuan policinë
Një i ri është arrestuar pasi qëlloi në ajër me armë zjarri të llojit kallashnikov.
Si pasojë, banorët dhe pushuesit të alarmuar kanë njoftuar menjëherë policinë, duke bërë të mundur prangosjen e K. H. 24 vjeç.
“Nga strukturat e policisë së Shkodrës, falë reagimit të shpejtë, u arrestua në flagrancë shtetasi K. H. 24 vjeç, banues në fshatin Theth, Shkodër.
Mbrëmjen e djeshme, në sallën operative të Policisë në numrin 112 ka ardhur telefonatë se në qendër të fshatit Theth, Shkodër një person po qëllonte me armë zjarri në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe pushuesit.
Shërbimet e Policisë kanë reaguar me shpejtësi e profesionalizëm dhe falë bashkëpunimit të banorëve, bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen në flagrancë të 24-vjeçarit, bashkë me armën e zjarrit kallashnikov, me një krehër me fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, sqaron policia.