Flash News

KRYESORE

Qëlloi nënën dhe babain në Durrës, djali bashkëpunoi me nusen

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin bregdetar të Durrësit ditën e sotme në një familje dibrane. Djali 25-vjeçar Hajri Neziri ka plagosur me thikë nënën dhe babanë Destan dhe Asije Neziri pas një sherri në banesë.

Burimet e “Panorama” bënë me dije se dyshohet që shkak i krimit është bërë një konflikt që ka nisur mes prindërve dhe të birit mbi pronesinë e shtëpisë private në lagjen Nr.17/1, në hyrje të qytetit.

Sipas burimeve, djali ka bashkëpunuar edhe me bashkeshorten për të vrarë nënën dhe babanë. I riu, djalë i familjes që ka origjinën nga Dibra, thuhet se ka qenë i papunë.

Pas ngjarjes, dy të moshuarit u transportuan me urgjencë në spitalin e qytetit rajonal ku ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes së dyfishtë dhe nusen e tij.

Të fundit