Flash News

KRYESORE

Qëlloi për vdekje të riun, identifikohet autori 17-vjeçar

Qëlloi për vdekje të riun, identifikohet autori 17-vjeçar

D.Vrenozi, 16 vjeç mbeti i vdekur pas një sherri  me thika me një bashkëmoshatar të tij. Autori i dyshuar i ngjarjes është shpallur në kërkim: F.G., rreth 17 vjeç.

Sipas burimeve të policisë, rreth orës 16:30, është transportuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me mjet prerës shtetasi D.Vrenozi, 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër. Pavarësisht përpjekjes së bluzave të bardha për t'i ardhur në ndihmë, ai ka ndërruar jetë në spital.

Në bazë të protokollit, spitali ka njoftuar policinë që është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Burime zyrtare nga policia e Fierit thanë se, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, ku pas një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi D.Vrenozi.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes, F.G., rreth 17 vjeç. Forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorit, shtuan të njëjtat burime.

Të fundit