Flash News

KRYESORE

Qëlloi për vdekje të riun në lokal, arrestohet autori 23-vjeçar

Qëlloi për vdekje të riun në lokal, arrestohet autori

Policia e Dibrës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së 36-vjeçarit I.Z tre ditë më parë në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.

Në pranga ka rënë Aleksandër Balla, 23 vjeç. Sipas policisë, në bashkëpunim me vëllain tashmë të arrestuar kanë qëlluar me thikë 36-vjeçarin, pas një sherri banal në një lokal.

“Ndalohet shtetasi: Aleksandër Balla, 23 vjeç, banues në fshatin Muhur.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi Aleksandër Balla, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla( i arrestuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras”, sqaron policia.

Të fundit