Flash News

KRYESORE

Qëlluan me armë natën e Vitit të Ri, arrestohen dy të rinj

Policia e Maliqit, në rrugë policore kanë siguruar informacione, se gjatë natës së ndërrimit të viteve në fshatin Pojan, është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga puna hetimore e kryer, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar ku ka rezultuar se ka qenë shtetasi E. L, 25-vjeç, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër, gjatë festave të fundvitit. Arma e zjarrit tip pushkë model 56 posedohej nga shtetasi L. K, 22-vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë si edhe një armë gjahu teke, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

 

 

Të fundit