Flash News

KRYESORE

Qëndresa Qytetare: Bashkia Tiranë siguron abone vetëm për 20% të studentëve. Problem shitja në treg të zi

Qëndresa Qytetare: Bashkia Tiranë siguron abone vetëm për

Sipas një vëzhgimi të Qëndresës Qytetare (organizatë e fokusuar tek fuqizimi i rolit të qytetarit në shoqëri), vetëm 20% e studentëve pajisen me abone nga Bashkia Tiranë. Ndërsa 80 % e studentëve e blenë abonenë 1600 lek si çdo qytetar.

Ndërsa një tjetër problem me abonetë, është shitja e tyre në treg të zi nga punonjësit e operatorëve të transportit publik. E pyetur nga Qëndresa Qytetare për këtë rast, Bashkia është përgjigjur se “nuk ka asnjë procedurë ligjore të parashikuar mbi mënyrën e pajisjes me abone studenti, por janë vetë operatorët privatë që pajisin studentët me abone”.

Qëndresa i bën thirrje Bashkisë Tiranë që “të bëjë detyrat e shtëpisë përpara se të premtoni pika shtesë”, pasi nevojat e studentëve janë parësore.

Thirrja e Qëndresës Qytetare për Bashkinë Tiranë:

Bashkia nuk ka një procedurë ligjore për pajisjen e studentëve me abone. Operatorët u shpërndajnë nëndorë studentëve abonetë. Nisur nga ankesat e studentëve për mungesë të aboneve të studentit për përdorimin e transportit publik në kryeqytet apo shitjen e saj në tregun e zi Qëndresa Qytetare zbuloi arsyet e kësaj problematike që prek studentët.

Sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 66 datë 30.12.2015 dhe udhëzimit të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës nr., 3743, 2017, studentët përfitojnë abone për të gjitha linjat ndërqytetase me çmim 600 lek dhe bashkia Tiranë është e detyurar ti garantojë çdo individi që gëzon statusin e studentit këtë të drejtë.

Nga korrespodenca zyrtare me Qëndresën Qytetare, Bashkia Tiranë pohon se sasia mujore e aboneve të studentit për të gjithë linjat qytetëse është 13904 copë.

Ndërkohë që sipas INSTAT në kryeqytet studiojnë 59765 studentë në universitetet publike dhe rreth 9000 në ato private. Referuar të dhënave zyrtare Bashkia ofron abone studenti 600 lek vetëm për 20 % të studentëve ndërsa 80 % e tyre duhet ta blenë abonenë e përgjithshme si çdo qytetar me çmimin 1600 lek ose të paguajnë biletën 40 lek për cdo udhëtim.

Sa i përket shitjes së abonesë në treg të zi nga punonjësit e operatorëve të transportit publik dhe mungesës së informacionit për një vend të paracaktuar ku studentët mund të pajisen me këtë dokument, Bashkia është përgjigjur se nuk ka asnjë procedurë ligjore të parashikuar mbi mënyrën e pajisjes me abone studenti, por janë vetë operatorët privatë që pajisin studentët me abone.

Në një kohë ku vëmendja ndaj të drejtave të studentëve është rritur, institucionet duhet të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë përapara se të ofrojnë premtime shtesë në 3D apo pika +.

Qëndresa i bën thirrje bashkisë Tiranë të plotësojnë nevojat e studentëve sipas detyrimeve që i ngarkon ligji për të ofruar reduktim të çmimit për transportin publik për të gjithë studentët si dhe të përcaktojë vendet ku dhe kur studentët e marrin abonenë sipas një procedure të qartë ligjore.

Të fundit