Flash News

KRYESORE

Qëndrimi i Ambasadës Amerikane për protestën, Basha: Kam një sugjerim

Qëndrimi i Ambasadës Amerikane për protestën, Basha: Kam

Pas takimit me ministrin e jashtëm të Republikës Çeke, kreu i PD-së Lulzim Basha u pyet nga gazetarët nëse ka një koment për qëndrimin e Ambasadës Amerikane sa i përket protestave të opozitës.

Basha u shpreh se ka vetëm një sugjerim për Ambasadën Amerikane, të mos jetë palë me asnjë parti, por të jenë palë me vlerat.

Unë nuk komentoj asnjëherë deklaratat e Ambasadave. Por meqë më pyesni kam një sugjerim. Nuk u kërkoj të jenë palë me asnjë parti, por të jenë palë me vlerat për të cilat ata qëndrojnë, vlerat e demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për luftën kundër korrupsionit dhe shitblerjes së votës, probleme që i shprehu qartë dhe raporti i DASH para disa ditësh.

Protesta e nesërme do të jetë një tjetër rast i shqiparëbe për t’u bashkuar. Protesta e nesërme do të jetë një tjetër rast për shqiptarët për t’u bashkuar. Këtë e tregoi protesta e Teatrit, e Astirit, e studentëve dhe e 16 shkurtit dhe do e tregojë dhe protesta e nesërme, që do të hyjë në histori si ndër protestat më të mëdha për të ndalur të keqen, për të kthyer shancet për liri”, u shpreh Basha.

Kujtojmë që në një reagim, Ambasada Amerikane, pak orë para protestës, apelon për vetëpërmbajtje dhe për një protestë paqësore.

Të fundit