All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Qëndrimi i ndërkombëtarëve, Mustafaj: E kanë më të lehtë t’i bëjnë presion opozitës

Qëndrimi i ndërkombëtarëve, Mustafaj: E kanë më
All - Paragraf - 1

Diplomati Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 komentoi zhvillimet më të fundit politike. Ai u ndal te vizta e delegacionit të PE-së, të cilët i cilësuan raste të izoluara ato të blerjes së votave.

All - Paragraf - 3

Mustafaj thotë se ndërkombëtarët zgjedhin të bëjnë gjënë më të lehtë, t’i bëjnë presion palës më të dobët, në këtë rast opozitës.

“Gjithmonë është më e lehtë ti bësh presion opozitës, këtë rrugë xgjedhin ndërkombëtarët, më të lëhtën por edhe për faktin se është opozita ajo që ka braktisur parlamentin. Nuk ka ndonjë surprizë në sjelljen e tyre”,- u shpreh ai.

Megjithatë, Mustafaj këshillon se opozita duhet të tregohet shumë e durueshme me ta.

Nga opozita kërkohet një gjë esenciale, durimi. Nuk duhet aspak nervozizëm me ndërkombëtarët, pra duhet të jenë të durueshëm. Të bëjnë atë që se kanë bërë më parë, shpjegimin me argumente të vendimit të tyre. Pra, të tregojnë me fakte se masa ekstreme e marrë prej tyre nuk është kaprico”,- shtoi Mustafaj.

Të fundit