Flash News

KRYESORE

Qëndrimi i Presidentit, Kryemadhi: Unë me Metën bëj dashuri, jo politikë

Qëndrimi i Presidentit, Kryemadhi: Unë me Metën bëj dashuri,

Presidenti Ilir Meta u shpreh ditën e djeshme se është i gatshëm të japë dorëheqjen apo të sakrifikohet, vetëm për të patur stabilitet politik  dhe për të ndaluar historinë e një lufte që e çon Shqipërinë pas.

Në një lidhje direkte për “Opinion”, Monika Kryemadhi e pyetur për krizën politike, u shpreh se me presidentin Ilir Meta si kryetare LSI-se nuk ka fare komunikim. Ndërsa si bashkëshortë komunikimi i tyre është ndryshe.

“Opozita është në pozicionin e saj më legjitim dhe të moralshëm. Si kryetare e LSI-së, komunikimi im me Presidentin e Shqipërisë është zero, ndërsa si bashkëshort komunikimi është ndryshe. Sot LSI ndihet më e shëndetshme dhe e çliruar se më parë, por të jeni të bindur që Meta ka qenë kundër djegies së mandateve. Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, unë bëj dashuri”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se po të ishte Ilir Meta nuk do ishin djegur mandatet. "Por sot jam unë kryetarja e LSI dhe marr unë përgjegjësinë. Opozita ka mbajtur një qëndrim moral për t’u distancuar nga Edi Rama. Unë mendoj që sot ata deputetë që kanë vendosur për të djegur mandatet është një vendim ekstrem, por kemi përballë një kryeministër që e sheh veten e tij të lidhur me krimin”, tha më tej ajo.

https://politiko.al/ofrimi-i-doreheqjes-a-do-rikthehet-ilir-meta-per-te-bashkuar-tri-lsi-te/

Të fundit