Flash News

KRYESORE

Qëndrimi në seancë dhe komisionet parlamentare, Basha mbledh sërish grupin e deputetëve

Qëndrimi në seancë dhe komisionet parlamentare, Basha mbledh

E hëna ka zyrtarizuar nisjen e sesionit të ri politik. Paraditen e sotme, kreu i PD-së Lulzim Basha mblodhi në selinë blu grupin parlamentar demokrat.

Gjatë fjalës së mbajtur para deputetëve, Basha është ndalur në tre çështje kryesore, siç është kapja e politikës nga krimi, reforma zgjedhore si dhe situata ekonomike në vend.

Politiko.al ka mësuar se gjatë ditës së sotme, Lulzim Basha do të pres në selinë blu një grup deputetësh gjerman ndërsa pas takimit me ta do të mbledh aleatët, ku në fokus do të jetë bashkërendimi i aksionit opozitar këtë sesion të ri.

Në orën 15:00, Basha ka njoftuar mbajtjen e një tjetër mbledhjeje me grupin parlamentar. Pikërisht në këtë mbledhja, kreu i PD-së pritet të bëjë të njohur edhe qëndrimin e opozitës sa i takon seancës së sotme plenare si dhe qëndrimin që do të mbahet në komisionet parlamentare.

 

Të fundit