Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Qëndrimi për kufijtë, përfaqësuesi i Vetvendosjes: Rama në të njëjtën linjë me Moskën zyrtare
Arbër Zaimi, përfaqësuesi nga Shqipëria i Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur se kryeministri Rama po mban anën e Rusisë, me mbështetjen e tezës së Hashim Thaçit për ndryshimin e kufijve me Serbinë.
Zaimi thekson se Rama nuk është personi i duhur për të udhëhequr dhe aq më tëpër për të ndryshuar doktrinën e politikës së jashtme të Shqipërisë.
“Zoti Rama bëri një gafë të madhe kur doli kundër Trump dhe sot kur ka një paqëndrueshmëri në politikën e jashtme të Amerikës, Rama po mban një linjë që shkon në favor të Putin dhe Rusisë. Moska ka interes që të stabilizohet një precedent që ta përdorë atë më pas edhe për Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Ne po ua japin këtë precedentë, por ne nuk duhet të paguajmë kostot e shprehjeve të gabuara të zotit Rama. Ai nuk mund ta ndryshojë doktrinën e politikës së jashtme të Shqipërisë”, deklaroi Zaimi në A2 News.
Në daljet publike, Rama i është shmangur dhënies së një përgjigje për ndryshimin e kufijve. Megjithatë, mbështetja e tij e pakursyer ndaj Hashim Thaçit dhe shkarkimi i Ditmir Bushatit se ishte kundër tezës, tregojnë se ai është pro iniciativës së presidentit të Kosovës.
10 muaj pa vizitë në Perëndim, izolimi që po perjeton Rama në prang të vendimit për negociatat