“Qëndro në shtëpi”, Basha publikon videon: Është një kohë sakrificash

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video sensibilizuese në kohën kur e gjitha bota është përfshirë në pandeminë ‘covid-19’.

Sipas Bashës, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet te bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes.

“Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën! Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit, dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë!”, shkruan Basha.

Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Ju bëj thirrje të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën! Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit, dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë!

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 28. März 2020