Flash News

KRYESORE

Qëndroi 11 vite mbi varrin e pronarit, ngordh 'Kapiteni'

Historia e qenit që qëndroi mbi varrin e pronarit për 11 vite ka bërë bujë në të gjithë mediat e huaja. Qeni besnik i quajtur Kapiten ka ngordhur ditë më parë.

Qeni ishte rreth 4 vjeç, kur Miguel Guzman, i cili e kishte blerë si një dhuratë për të birin Damian, vdiq, në vitin 2006 në Villa Carlos Paz, në Argjentinë. Qeni u zhduk jo shumë kohë pas vdekjes së pronarit, por familja mendoi se ai kishte gjetur një familje tjetër ose ishte vrarë.

Por, disa muaj më vonë, në një nga vizitat e familjes në varreza gjetën Kapitenin. Për habinë e tyre, banorët aty pranë treguan se filluan të ushqenin qenin kur kuptuan se ai flinte çdo natë te varri i të zotit.

Drejtori i varrezës, Hector Baccega tha për Daily Mail: “Ai erdhi një ditë këtu dhe filloi të endej nëpër varre derisa më në fund gjeti varrin e të zotit”. 

Ndonëse djali i Guzman, Damian kishte tentuar disa herë ta merrte Kapitenin në shtëpi, ai shkonte gjithmonë drejt varrezave. 

 

 

Të fundit