Flash News

KRYESORE

Qëndroi 20 orë ulur, paralizohet fansi i lojërave elektronike

Një person i apasionuar pas lojërave elektronike ka mbetur i paralizuar nga mesi e poshtë pasi qëndroi për 20 orë ulur pa ndërprerje. Ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti në Provincën Zhejiang në Kinë.

Sipas raportimeve të mediave vendase, burri, ende i paidentifikuar, iu lut miqve të tij t’i përfundonin  lojën. Ai zbuloi se nuk mund të lëvizte pjesën e poshtme të trupit vetëm kur tentoi të shkonte në tualet.

Fansi i lojërave nisi të luante nga mbrëmja e 27 Janarit derisa shokët e tij telefonuan ambulancën, pasditen e 28 Janarit.

 

 

Të fundit