Flash News

KRYESORE

Qeni shtyp këmbëzën e pushkës, i merr jetën të zotit

Një ngjarje jashtë të zakonshmes ka ndodhur në Rusi, ku qeni aksidentalisht ka shtypur këmbëzën e pushkës duke lënë të vdekur të zotin, Sergej Terekhov.

Gjuetari kishte lënë dy qentë e tij në makinë përpara se të dilte për gjueti në rajonin  e Saratov të Rusisë . Njëra nga kafshët i’u hodh papritmas dhe në kërcim e sipër shkeli këmbëzën e armës së gjuetisë, tip TOZ-34.

I zoti, 53-vjeçar ra përtokë nga goditja dhe u nis në spital nga shokët, por nuk mundi të mbijetonte. Sipas Daily Mail , aksidenti ndodhi në një vend të njohur për gjueti rreth tre kilometra larg fshatit Dyakovka, të Rusisë.

Të fundit