Flash News

KRYESORE

Qentë e kërkim-shpëtimit, heronjtë e operacionit të forcave të specializuara në rrënojat e tërmetit

Në operacionin e kërkim-shpëtimit nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i mëngjesit të djeshëm në orën 03:58, janë përshirë forca të shumta speciale nga Shqipëria, Kosova, Italia, Franca, Greqia, Rumania e shumë e shumë vende të tjera.

Pjesë e forcave të specializuara janë dhe qentë e kërkim-shpëtimit të cilët kanë luajtur një rol kyç në gjetjen e personave nën rrënoja dhe shpëtimin e tyre.

Këto qen janë të trajnuar për operacione të tilla dhe të specializuar për detyra të ndryshme. Në rrjetet sociale por dhe në media të ndryshme, dy nga qentë e specializuar që konsiderohen dhe oficerë policie, janë kthyer në heronjtë e gjithë operacionit.

Me ndihmën e qenit të ushtrisë së Kosovës, vetëm ditën e djeshme u gjetën 3 persona të gjallë, mes tyre dhe një 16 vjeçar.

Ndërsa paraditen e sotme, specialistët italian të kërkim -shpëtimit, kanë përfshirë oficerin e tyre - qenin e specializuar- për të parë zonën ku do ndërhynin. Bëhet fjalë për zonën e ish-kënetës  në Durrës, konkretisht për godinën ku mendohet se kanë qenë 9 persona, nga ku dje ka dalë i gjallë vetëm 17-vjeçari Ramë Lala.

Të fundit