Flash News

KRYESORE

Qershori shënoi muajin më të nxehtë në histori

Qershori shënoi muajin më të nxehtë në histori

Agjencia Satelitore e BE njofton se muaji qershor shënoi më të nxehtin në histori.

Nga disa të dhëna të  Shërbimit të Ndryshimit të Klimës (C3S) temperatura mesatare globale për qershorin e këtij viti ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë.

Të dhënat treguan se temperaturat mesatare evropiane ishin më shumë se 2 gradë celsius mbi mesataren normale, ndërsa ato shkuan deri në 10 gradë celsius mbi normalen në Francë, Gjermani dhe në Spanjën veriore.

Temperatura mesatare globale ishte rreth 0.1 gradë celsius më e lartë se gjatë qershorit të vitit 2016.

Temperaturat në Francë kanë arritur deri në 45.9 gradë celsius, duke shkaktuar zjarre të mëdha.

C3S thekson se situata të tilla ekstreme të motit pritet të bëhen më të zakonshme për shkak të ngrohjes globale.

 

 

Të fundit