Flash News

KRYESORE

Qese kanabis në “Land Rover” me targa angleze, drejtuesi i largohet policisë

Gjatë kontrolleve në një pikë të ngritur, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Land Rover”, me targa angleze, me drejtues mjeti shtetasin  Kleo Kaleshi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Muhurr Peshkopi.

Në momentin e ndalimit nga policia për kontroll, drejtuesi  i automjetit ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur poshtë rrugës një qese ku brenda saj kishte lëndë narkotike “Cannabis Satiava”.

Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe grumbullimin e lëndës narkotike ku paraprakisht rezulton me peshë rreth 30 gramë.

Në përfundim të veprimeve të para , është bërë arrestimi në flagrancë i tij për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të fundit