Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Dikur, përpara lindjes së Facebook-ut dhe mediave online, e premtja ka qenë një ditë e veçantë për politikën. Në një farë mënyre përcaktonte një armëpushim dyditor midis palëve, të cilat, i ngrinin tensionet deri të hënën në mëngjes. Kjo traditë përshkruhet më së mirë nga shprehja “të bësh politikë do të thotë të mbijetosh deri të premten mbasdite”. Mirëpo, koha pa kohë në të cilën jetojmë, po dikton një ritëm të ri, gati fët-e-fët, në përleshjen politike. Duke tejkaluar neutralitetin politik të fundjavës, por edhe çdo orë të dhënë nga Zoti në këtë tokë . Një turravrap për të kapur vëmendjen e opinionit publik, duke komunikuar çdo hap, edhe më të panevojshmin, sikur turma të priste lajme nga politika, si një endacak që kërkon ujë në shkretëtirë.
Nën ritmin e këtij hiperkomunikimi vallzon mazhoranca e sotme, e cila, pas fushatës fituese, nxori në një tjetër ekspeditë elektorale, 365 ditëshe, gjithë ushtrinë e saj partiake, bashkiake, parlamentare dhe qeveritare.
Nesër, për shembull, politika lenkaçukase që nuk njeh shabat, do jetë në ndalesën llogaridhënëse të radhës.
Një zaptim i çdo kanali komunikativ, të ri e të vjetër, që synon informimin total nëpërmjet një propagande, në dukje fituese, por që mbart rrezikun që, herët apo vonë, të kthehet në një boomerang; pasi hendeku, midis Shqipërisë reale dhe shqipërisëqëduam.al, është i madh se diferenca në shtat midis Ramës dhe Ballës.
Përballë një mazhorance që komunikimin e ka armën më të fortë, opozita është dukur përherë në vështirësi. Megjithatë, ndjekja hap pas hapi, e veprimtarisë së një kundërshtari që vetëm komunikon, por nuk ekzekuton apo qeveris, duket se nuk është zgjedhja e duhur. Hiperkomunikimi i Ramës nuk mund të mposhtet po me të njëjtën armë nga Basha, dhe, mesa duket, lideri i opozitës e ka kuptuar këtë.
Një kundërveprim në të njëjtën oktavë të mazhorancës, e cila prodhon vetëm zhurmë, do të prodhonte akoma më shumë ndotje akustike, duke lënë pasivë qytetarët.
Stratagjemat e hershme të përballjes, pavarësisht mjeteve dhe kontekstit, sugjerojnë se në terrenin e kundërshtarit nuk fitohet, ai duhet sjellë në terrenin e zgjedhur nga sfiduesi.
Alternativa më e mirë, në këtë kontekst, është krijimi i një antimodeli, i një politikani dhe një opozite që komunikon atë që duhet, kur duhet dhe për hatër të asaj që i duhet vendit.
Një treguese i qartë i vetëdijes që ka krijuar kryeopozitari mbi natyrën e liderishipit të tij; duke mos synuar imitimin e kryeministrit aktual, por tejkalimin e tij në stil dhe përmbajtje.
Qetësia me të cilën Lulzim Basha po shfaqet këto javë, nuk ngjason aspak me histerinë komunikuese të Ramës. Flet pak lideri i PD-së, sidmos këto ditë të nxehta për politikën; komunikon vetëm atëherë kur duhet; cakton betejat sipas agjendës me të cilën kërkon destrukturimin e propagandës së mazhorancës, në pikat e shumta të dobëta që ajo ka.
Kundërshtarët e opozitës e trajtojnë këtë qetësi si dobësi, madje edhe kundërshtarët e Bashës në radhët e PD-së i bëjnë jehonë këtyre qëndrimeve.
Mirëpo, nëse do të ishte realisht në vështirësi, nuk do t’i shmangej publikut, por do të qëndronte gjithë ditën në syrin e kamerave dhe të transmetimeve "live" të Facebook-ut, për të kompensuar zbrazëtinë me zhurmë. Mirëmenaxhimi i daljeve, zgjedhja e mesazhit, i momentit, dhe i njerëzve që duhet ta përcjellin atë, tregon se kemi të bëjmë me një strategji të mirëfilltë, e cila, deri më tani, e ka coptuar moralisht mazhorancën dhe ministrat e saj.
Skandalet, të vjetrat, aktualet, dhe ato që shumë shpejt do të dominojnë debatin publik, i japin kreut të PD-së një avantazh që ai po përdor sipas një tempi me të cilin kërkon të diktojë agjendën e Kryeministrit; dhe të diktosh atë do të thotë të jesh në kontroll të debatit publik.
Sigurisht, nuk është një gjë e re për opozitën, Basha e ka fituar këtë përvojë gjatë drejtimit të debatit mbi dekriminalizimin, me të cilën ekspozoi, në sytë tanë dhe të ndërkombëtarëve, paktin e mazhorancës me krimin.
Sot, skenari është po ai i 2015, palët gjithashtu, kështuqë rezultati mund të vonojë, por do të vijë. Basha këtë e di, prandaj është kaq i qetë.
Nuk duhet të ngatërrojmë, megjithatë, një gjë thelbësore: ndryshe nga sa mund të jetë rasti i Ramës, për shefin e opozitës nuk është shtabi i komunikimit që ia jep këtë teh apo përparësi, por thjesht stili i tij, le të themi, kalvinist.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38