Flash News

KRYESORE

Qetëson Mogherini: Samiti i Triestës tregoi se BE-ja i ka dyert e hapura për Ballkanin

Qetëson Mogherini: Samiti i Triestës tregoi se BE-ja i ka dyert e

“Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Trieste, ka dërguar një mesazh të qartë se dyert e BE-së janë të hapura për vendet e Ballkanit”, të paktën kështu ka deklaruar përfaqësuesja e lartë e BE-së për siguri, Federica Mogherini.

Ajo në blogun e saj personal ka deklaruar se në takim janë bërë disa projekte praktike për bashkëpunim rajonal, përmirësimin e shkëmbimit të transportit, dhe rritjen e qarkullimit të mallrave.

Mogherini tutje ka bërë të ditur se ky samit ishte gjithashtu mundësi për të biseduar me presidentin francez, Emmanuel Macron për situatën në Ballkan.

Të fundit