Flash News

KRYESORE

Qeveri me 14 parti, rrezikon sërish Haradinaj, deputeti largohet nga koalicioni i ri

Qeveri me 14 parti, rrezikon sërish Haradinaj, deputeti largohet nga

Në Kosovë për formohet një qeveri që duket se qëllimin kryesor ka të zgjedhë kryeministër Ramush Haradinajn, pasi numrat në Kuvend tregojnë për një situatë të ndërlikuar.

Ende pa marrë mandatin nga presidenti Hashim Thaçi, koalicionit që drejtohet nga Haradinaj i ka ikur një deputet.

Deputeti Korab Sejdiu ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjet nga AKR-ja që drejtohet nga Behgjet Pacolli, pas vendimit të këtij të fundit për t’iu bashkuar PAN-it. Sejdiu thekson se në katër vitet e ardhshme do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Largimi i Sejdiut e zbret në 63 mandate qeverinë e re nga 61 që është minimumi i nevojshëm.

Fati i qeverisë së Haradinajt është i paqartë dhe shumë ekspertë vendas nuk e shohin të gjatë të ardhmen e saj.

Janë pesë parti që përbëjnë bazën e këtij koalicioni, PDK, AAK, Nisma, AKR dhe Lista Serbe, si dhe 9 parti të tjera minoritare që kanë 1 dhe 2 mandate në Kuvendin e ri. Në një koalicion me 14 parti që shpesh kanë programe dhe interesa tërësisht të ndryshme, rreziku që qeveria të rrëzohet është shumë i lartë.

Të fundit