Flash News

KRYESORE

Qeveri kujdestare për zgjedhjet? Lubonja: Absurde, nismat e PD duken thjesht procedurë

Qeveri kujdestare për zgjedhjet? Lubonja: Absurde, nismat e PD duken

Analisti Fatos Lubonja i konsideron absurde nismat e deritanishme për reformën zgjedhore.  Sipas tij këto iniciativa të PD-së duken thjesht një procedurë nga ana e opozitës, që s’ka të bëjë fare me thelbin e të keqes, të rrezikut.

“Nuk kam besim se këto tryeza mund të japin ndonjë zgjidhje kësaj situate, në një kohë kur po shohim që po ndërtohen këto organizma, po eliminohet presidenti, po eliminohet ajo drejtësia e pavarur, ai Vettingu, është një gjë jashtë realitetit. Realiteti është shumë herë më i keq dhe i rrezikshëm, se sa ai moment kur PD për herë të parë vendosi të lërë parlamentin”, tha Lubonja, në një intervistë për News24.

Ndërsa i  pyetur në lidhje me mundësinë e një ‘Qeverie kujdestare’ për zgjedhjet, Lubonja tha se i duket një gjë absurde, ineficente.

“Për arsye se problemi është nëse do bëhet me ligj apo për këtë situatë. Opozita ka folur për një qeveri teknike, që duhet të pastrojë lidhjet e qeverisë me krimin. Por të pretendosh që do pastrosh qeverinë për tre muaj, unë nuk e di. Nëse kemi mundësinë të gjejmë këta njerëz që mund të na pastrojnë politikën nga krimi për tre muaj, s’e di, më duket si manovër për të krijuar një iluzion te PD”, nënvizoi ai.

Në intervistën e dhënë Lubonja gjithashtu i cilësoi të rrezikshme nismat e qeverisë për të përgjuar edhe në ambientet publike personat e dyshuar si të lidhur me krimin apo për t’iu dhënë të drejtën anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të betohen edhe te noteri, siç ishte rasti i Arta Vorpsit.

Të fundit