Flash News

KRYESORE

Qeveria 100 mijë euro për Greqinë, Rama: Solidarizohemi me vëllezërit e motrat tona!

Qeveria 100 mijë euro për Greqinë, Rama: Solidarizohemi me

Qeveria shqiptare ka ndihmuar Greqinë duke dhuruar 100 mijë euro, para të cilat shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tragjedia e zjarrit të madh, i cili ra dy ditë më parë në zonën e Atikës, në Athinë.

Lajmin e bën të ditur Qeveria Shqiptare në një njoftim në Tëitter ku shkruan, “Lutjet dhe mendimet tona kanë qenë me fqinjët tanë të mirë grekë dhe për shqiptarët që jetojnë atje. Ditët e fundit kanë qenë tmerrësisht të vështira dhe në shpresojmë që ky kontribut i joni modest, t’u vijë në ndihmë në këto kohë të vështira”.

Pak minuta më parë reagoi dhe vetë kryeministri Edi Rama. Në një shkrim në anglisht dhe shqip në Facebook, Rama shpehet se Qeveria Shqiptare ka aprovuar donacionin në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona.

“Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar! Qeveria Shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona 🇦🇱 🇬🇷”, shprehet Rama.

Të fundit