Flash News

KRYESORE

Qeveria bëhet ‘lëmsh’; Dy zyrtarët e lartë me qëndrime të ndryshme për kampin e refugjatëve

Qeveria bëhet ‘lëmsh’; Dy zyrtarët e lartë me

Qeveria shqiptare ka filluar të reagojë për planin e disa shteteve të Bashkimit Evropian për të ngritur një kamp gjigant për refugjatët në një prej shteteve evropiane dhe sipas mediave të huaja, në krye të listës qëndron Shqipëria.

Pasi mediat shqiptare filluan të raportojnë në fundjavë për këtë plan, opozita e ngriti shqetësimin në Komisionet e Parlamentit, ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka nxjerrë në ekrane zv/ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe këshilltarin për sigurinë, Sandër Lleshi.

Por dy zyrtarët mesa duket nuk janë koordinuar për deklaratat që do të bënin, ose janë përpjekur për të fshehur të vërtetën.

Në intervistën për Tv Klan, zv/ministrja Voda tha se Shqipërisë nuk i ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare për ngritjen e këtij kampi, gjithsesi, theksoi se vendi ynë i ka kapacitetet për të pritur refugjatët.

“Pavarësisht numrit në rritje që ka pasur të emigrantëve të paligjshëm që kanë ardhur nga vendet e treta, kapacitetet tona deri tani e kanë përballuar këtë situatë. Ne kemi ambiente për të pritur emigrantë që vijnë nga vendet e treta. Nuk do të jetë një vendimmarrje e thjeshtë sa duket edhe mesazhi në media, meqënëse kërkohet dhe ne do ta pranojmë. Mbi të gjitha qëndron interesi i lartë i qytetarëve të Shqipërisë dhe siguria e territorit të Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Voda.

Edhe këshilltari i kryeministrit, Sandër Lleshi konfirmoi se në Tiranë nuk ka mbërritur një kërkesë zyrtare për këtë çështje, por ndryshe nga zv/ministrja, ai theksoi në ‘News 24’ se vendi ynë nuk i ka kapacitetet për planin që kërkojnë të zbatojnë shtetet e BE-së.

“Në Shqipëri nuk ka emigrantë. Edhe sikur ne të bëjmë thirrje, refugjatët nuk do të vijnë. Nuk besoj se do të vihemi përballë një kërkese të tillë sepse nuk i kemi kapacitetet për diçka të tillë, sepse një emigrantë do të vijë me duar në xhepa. Nuk ka arsye për panik”, tha Lleshi.

Ndoshta përgjigjja për këtë dyzim të zyrtarëve të Qeverisë mund të gjendet po te intervista e dhënë sot nga Sandër LLeshi, i cili ndër të tjera tha: “Jo çdo negociatë dhe çdo diskutim mund të hidhet direkt në gazetë.”

Të fundit