Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Qeveria belge në krizë për shkak të dëbimit të refugjatëve sudanezë
Tani qeveria liberale e djathtë nën kryeministrin Michel duhet të përballet me akuzën se i ka dorëzuar sudanezë që kanë kërkuar mbrojtje në Belgjikë, regjimit të presidentit Omar Hassan al-Bashir. Aty ata janë persekutuar dhe torturuar.
E pabesueshme, ky qe reagimi i opozitës. Vitin e kaluar në Bruksel qëndroi një delegacion sudanez dhe i dorëzoi qeverisë belge një listë me emrat e 43 sudanezëve duke kërkuar estradimin e tyre. Belgjika e pranoi këtë kërkesë dhe i nisi personat e kërkuar me avion në Kartum. Një bashkëpunim i tillë i vërtetë me një diktaturë nuk mund të tolerohet, thotë Julie Fernandez-Fernandez, e Partisë Socialiste.
Belgjika rrezikon emrin e mirë
Me veprime të tilla Beligjika rrezikon emrin e saj të mirë që në arenën ndërkombëtare dhe në radhët e OKB-së. Socialistja Julie Fernandez-Fernandez kritikon sidomos sekretarin e shtetit për azilin dhe migrimin Theo Francken, që sipas saj vetëm synon të heqë qafe refugjatët, madje edhe duke shkelur të drejtat e njeriut.
Sipas politikanes opozitare, Theo Francken ka bërë pa asnjë lloj transparence një "marrëveshje të pistë" me Sudanin dhe presidentin e tijj, kundër të cilit nga viti 2009 është në fuqi një urdhër arresti ndërkombëtar për krime kundër njerëzimit.
Kritika të ashpra ndaj kësaj politike ushtron edhe eksperti për Lindjen e Mesme, Koert Debeuf. Sipas shënimeve të tij me disa persona që i kanë ekstraduar nga Belgjika në Sudan mund të thuhet se të paktën tre prej tyre janë keqtrajtuar rëndë apo janë torturuar.
Qeveria nuk duket se i bën përshtypje kritika
Qeveria duket se do ta anashkalojë skandalin që po vazhdon prej javësh. Një komision i pavarur hetimor i mbledhur me ngut duhet të paraqesë një herë rezultatin e vet, e deri atëherë nuk ka arsye për të komentuar, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për Azil dhe Migracion për pyetjet e bëra me shkrim nga DW-ja.
Kryeministri Michel dha ndërkohë urdhër të ndalimin e çdo eksradimi deri në një njoftim tjetër. Megjithatë, ai tha se nuk mund ta plotësojë kërkesën e opozitës që ministri përgjegjës të japë dorëheqjen pa e vënë qeverinë e tij në rrezik. Sepse në këtë rast partneri nacionalist i djathtë N-VA kërcënon me daljen nga koalicioni./DW