Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Qeveria bën bilancin e rindërtimit, Rama: Do paguajmë një për një banorët, punojmë çdo ditë pa orar
Në një videokonferencë online, qeveria është mbledhur këtë paradite për të diskutuar mbi dhënien e granteve për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ministri Arben Ahmetaj ka bërë një bilanc paraprak të procesit të rindërtimit.
Ahmetaj tha se në fund të shtatorit në të gjithë zonën e dëmtuara do të bëhet programi i fundit konkluziv i rindërtimit.
“Në fund të shtatorit në gjithë zonën e dëmtuar do të jemi në terren me programin e fundit konkluziv të rindërtimit. Doja të falenderoja donatorët. Jemi aktivë me 115 milionë euro. Aktiv me arsimin dhe trashëgiminë kulturore.
Kemi KFV me tre shkolla, kemi qeverinë e Katarit me tre shkolla në Tiranë. Kemi qeverinë e Austrisë për të ndërtuar fshatin austriak. Me qeverinë turke jemi duke implementuar planin dhe do të njoftohen të gjithë banorët që do të shpronësohen.
Kemi përfunduar projektin në Spitallë dhe me Emiratete e Bashkuara. Janë dhe 12 shtete të tjera që kanë firmosur brenda fondit të zhvillimit. Kanë bashkuar fondet në 12.5 milioën euro. Do investojnë në infrastrukturë komunitare dhe në ndihmë të banorëve”, tha Ahmetaj.
Nga ana tjetër kryeministri Rama tha se po punohet pa orar për të siguruar që të gjithë banorët që mbetën pa shtëpi të marrin një të re.
“200 familje në banesa individuale dhe 2882 familje në banesa kolektive, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Tiranë. Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD.
Ne vijojmë intensivisht punën. Ju kërkoj durim që me të drejtën e zotit të hyjnë në shtëpinë e re. Ju garantoj se jemi çdo ditë pa orar në punë”, tha Rama.