Flash News

KRYESORE

Qeveria bën ndryshim të vendimit për importin e makinave të përdorura

Qeveria bën ndryshim të vendimit për importin e makinave të

Qeveria ka bërë një ndryshim të vendimit të miratuar më herët, duke shtyrë afatin e përcaktuar për importin e makinave.

Në kuadër të masave të marra kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike si dhe pas takimeve të bëra me grupet e interesit për importin e makinave të përdorura, Ministrja e Infrastrukturës dhe Ekonomisë, Belinda Balluku ka njoftuar përmes një deklarate për mediat se qeveria ka vendosur “Shtyrjen e afatit të hyrjes së fuqi, nga data 28 shkurt 2019, që ishte më parë, në 31 dhjetor 2019”.

Një tjetër ndryshim i miratuar sot është edhe afati i lejuar për zhdoganimin. “Parashikohet të lejohet zhdoganimi i mjeteve që kanë hyrë deri në 31 dhjetor 2018”- u shpreh më tej ajo.

Ndryshimet e miratuara sot në mbledhjen e Qeverisë në VKM 633 konsistojnë në:

  1. Shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të kësaj vendimmarrje. Nga data 28 shkurt 2019 që ishte në VKM 633, afati shkon në datën 31 dhjetor 2019.
  2. Zhdoganimin e automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri pas hyrjes në fuqi të VKM 633.

Me ndryshimin e bërë sot parashikohet që do të lejohet zhdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2018.

  1. Standartizimin sipas parametrave matës për emetimin e gazrave me standardet e BE-së.

Automjetete përdorura që do të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6.

Të fundit