Flash News

KRYESORE

“Qeveria e Kinostudios”/ Pas Spiropalit, edhe Lleshaj i cilëson ‘filma’ pamjet e dhunimit të studentëve

“Qeveria e Kinostudios”/ Pas Spiropalit, edhe Lleshaj i cilëson

Pas krahasimit që preferoi të bëjë një ditë më parë zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali se për rastin e Kavajës (përdhunimi i 13-vjeçares nga 7 nxënës në Kavajë) janë bërë edhe filma, një tjetër paralelizëm vjen edhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kur iu shfaq video e dhunimit të disa studentëve protestues në auditore.

Dyshohet se ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike nga Policia e Rendit, gjatë kohës kur kishin bojkotuar dhe ishin ngujuar në fakultetet përkatëse në shenjë proteste për plotësimin e 8 kërkesave.

Lidhur me këtë çështje është thirrur në një dëgjesë konkrete ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në Komisionin e Edukimit dhe Medias.

“Kush e dha urdhrin për dhunë ndaj studentëve?”, e ka pyetur kryetarja e komisionit Albana Vokshi, ndërsa ia ka ilustruar edhe me një video rastin korrekt.

“Unë nuk kam ardhur të bëj mësim këtu dhe nuk kam ardhur për të parë film këtu. S’kam ardhur as të bëj komentatorin e videove”, është shprehur Lleshaj, ndërsa e ka hedhur poshtë faktin se ndaj studentëve është ushtruar dhunë, si dhe duke e cilësuar një ‘film’ videon që tregonte se studentët janë shfaqur të dhunuar në ambientet e fakulteteve, sipas tyre nga efektivë të rendit.

Të fundit