Flash News

POLITIKOFF

Qeveria e Kosovës “i hap derën” Vuçiçit për t’u takuar me serbët e veriut

Qeveria e Kosovës “i hap derën” Vuçiçit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të lejuar kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç që të hyjë në territorin e Kosovës. Por, ai ka të drejtë të qëndrojë në Kosovë vetëm tri orë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë konferencës për shtyp që e ka mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut.

Hoxhaj ka thënë se vendimi është marrë në frymën e shprehjes së vullnetit të mirë ndaj miqve ndërkombëtarë.

Vuçiç do të takohet me serbët në veri të Kosovës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ku ai është kandidati favorit.

Ditari politik

Të fundit