Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Një stuhi perfekte ka goditur qeverisjen e dytë të Edi Ramës. Një vjeshtë e nxehtë që filloi me një Audi të zi, e cila mori përpara policinë në Elbasan, dhe kulmoi me Audin e zi, që lidh me një fill të rrezikshëm Saimir Tahirin me një trafikant droge (që për fat të keq është kushëri, blerës i makinës, bashkpërdorues dhe donator bizhush). Në mes, për ta bërë edhe më të rëndë këtë muaj, qëndrojnë deklarata e Ambasadorit Lu, fotografitë e Ramës dhe ministrave të tij me disa të dyshuar në Shqipëri dhe të kërkuar ndërkombëtarisht, dhe masakra e Lushnjes.
Le të kthehemi te veturat. Këta dy Audi, simbolikisht, hapin dhe mbyllin ciklin e hashashit në Shqipëri. Audi i Habilajve përfaqëson zanafillën e marrëdhënieve të ngushta midis strukturave shtetërore dhe trafikantëve, ndërsa Audi i Elbasanit përfaqëson epërsinë që kriminelët morën mbi shtetin si rrjedhojë e Audit të Habilajve.
Një determinizëm i frikshëm bëri që këto dy makina të përplaseshin në mesin e dy mandateve të Edi Ramës për të thyer “moshën e pafajësisë”, dhe për t’i dhënë fund lojës së shkarkimit të fajit tek LSI, PDIU apo te Berisha, si përherë fajtori i vetëm në këtë vend.
Përplasja simbolike midis dy makinave shënon fundin e ciklit të hashashit, sepse ata që lejuan lulëzimin e tij në çdo cep të vendit, kuptuan se nuk mund të kontrollonin dinamikat e errëta që nënbota menaxhuese e kësaj lënde dikton.
Përhapja në nivelet rekord të vitit 2016 bëri që “xhindet e dala nga shishja” të thyenin raportet midis krimit dhe politikës. Nëse në një fazë të parë politika i shfrytëzoi për interesa elektorale; me epërsinë ekonomike të fituar nga trafiku, cubat po kërkojnë një fetë akoma më të madhe të tortës publike ose tepsisë; jo vetëm përfaqësimin indirekt, por influencë të drejtpërdrejtë te ligjbërësit dhe ligjvënësit; jo aleancë, por 'qeveri të qelbësirave'.
Duke vëzhguar shtjellimin e kësaj historie, të lind ideja se ekziston një botë e diferencuar nga kjo jona, me hierarkitë dhe organizimin e vet; e cila nuk njeh gjykatë administrative apo civile, nuk rregullohet nga ligjet dhe nga kushtetuta, por nga forca, gjaku dhe plumbi. Këto dy botë kanë nisur të përplasen dhe të nxjerrin në dritë të diellit fijet që i lidhin, ky i kësaj jave është vetëm fillimi.
Këtej e tutje, nuk do të ketë propagandë, retorikë apo gënjeshtër që të mohojë çdo gjë që ka ndodhur në këto dy vite, pavarsisht se si do të shkojë çështja e ish-ministrit, pasi përplasja midis dy makinave Audi nuk mund të lërë timonierin të paprekur.
Ndoshta jemi në vitin zero, dhe Saimir Tahiri është njeriu i këtij viti.
Kur zërat përtej kanalit të Otrantos i shqiptaun emrin, kur prangat e fletët e arrestit u shfaqën, sa për t’i thënë se kishte ardhur koha për të lënë skenën, Tahiri vendosi të luftonte nëpërmjet kërcënimit. Pikërisht atë kërcënim që deus ex machina i Rilindjes i bëri opozitës në vitin 2013, e cila e akuzonte për kriminelët që kishte futur në Parlament: Nuk keni parë gjë akoma.
Shprehja latine “simul stabut vel simul cadent”, (bashkë do të qëndrojnë ose bashkë do të bien), përmbledh më së miri frikën e Ramës.
Akti i rebelimit të Tahirit e ndryshoi politikisht situatën. Me jo-në që Rama përgatitet të japë të mërkurën në seancën plenare, do të shndërrohet de facto në një bashkëfajtor që merr përsipër, jo vetëm mbrojtjen ligjore, por edhe politike të deputetit të Tiranës.
Ironia e fatit është se këtë herë Rama është i dënuar të bëjë diçka që nuk ka bërë kurrë gjatë karrierës së tij politike: të mbajë pranë dikë edhe pasi e ka përdorur.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38