Flash News

KRYESORE

Qeveria e re e Çekisë nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës, Pacolli ftohet në Pragë

Republika Çeka është një prej atyre shteteve anëtare të Bashkimit Europian që mban një pozicion të lëkundur sa i përket Kosovës. Ndonëse e ka njohur Republikën e re të Ballkanit, retorika e presidenti pro-rus, Milos Zeman, kundër Kosovës, ka shtuar dyshimet për një ndryshim të qëndrimit të Pragës.

Zgjedhja e Andrej Babis në postin e kryeministrit të Çekisë i shtoi edhe më shumë këto dyshime, për faktin se preferon një linjë më të butë me Moskën.

Gjithsesi, takimi i zhvilluar dje midis zv/ministrit të Jashtëm kosovar, Anton Berisha dhe ambasadorit çek, Ivo Silhavy, tregon se Praga do i qëndrojë vendimit tw marrw mw 21 maj 2008, pwr njohjen dhe mbështetjen e pavarësisë së Kosovës.

Ambasadori Silhavy falënderoi Berishën për mikpritjen dhe përcolli urimet e ministrit të jashtëm Martin Stropnicky për vitin e ri duke ofruar bashkëpunim të plotë ndërmjet dy vendeve dhe duke ftuar zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e jashtëm, Behgjet Pacolli në një vizitë në Pragë.

Të fundit