Flash News

KRYESORE

Qeveria e re e Kosovës do formohet këtë javë

Qeveria e re e Kosovës do formohet këtë javë

Përfaqësues të koalicionit PAN kanë bërë me dije se deri në fund të kësaj jave do të mblidhet Parlamenti dhe do të votohet edhe qeveria e re.

Seanca e Kuvendit mund të zhvillohet  nesër. Po ashtu lëvizja “Vetëvendosje” dhe LDK-ja shprehen se Qeveria e re do të kryesohet nga Beogradi, shkruan  Zëri.

Koalicioni PAN, të cilit së fundmi i është bashkuar edhe AKR-ja, po vazhdon të zotohet se këtë javë do ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe do ta votojë Qeverinë.

Madje, si datën më të afërt për vazhdimin e seancës PAN-i po përmend datën 7 shtator (ditën e nesërme), ndërsa një ditë më pas, sipas tyre, do të votohet ekzekutivi i ri.

Por pavarësisht se kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, ka bërë të ditur se është në pritje të përgjigjes së PAN-it për seancë, këto të fundit ende s'kanë treguar se kur janë të gatshëm për vazhdimin e saj.

Ndërkohë as Lista Serbe deri tani nuk ka dalë publikisht në përkrahje të qevrerisë nga PAN-i.

Të fundit