Flash News

KRYESORE

Qeveria e re, konfirmohet takimi zyrtar mes Thaçit dhe Kurtit

Qeveria e re, konfirmohet takimi zyrtar mes Thaçit dhe Kurtit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pritet të takohen sot në Zyrën e Presidencës, pas ftesës së tretë për formimin e qeverisë së re.

Ky takim është konfirmuar nga zyra e presidencës, e cila sqaron se dy zyrtarët do të bisedojnë në orën 15.00 në zyrën e Thaçit, ndërsa mediat nuk do të jenë prezent gjatë gjithë takimit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 15:00 pret kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e dërguar për mediat. Sipas njoftimit, mediat do të mund të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Mediat kanë shkruar gjatë këtyre ditëve se VV i ka bërë një ofertë LDK-së, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar të Kuvendit, duke i ofruar LDK-së gjashtë ministri. Po ashtu, nëse presidenti vendoset në radhët e LDK-së, kjo e fundit i kthen VV një ministri, duke shkuar në raportin nga 5 ministri secila.

Të fundit