Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Qeveria e re, Mustafa ultimatum Kurtit: Ke vetëm pesë ditë afat
Ndërsa kanë kaluar dy ditë nga zyrtarizimit i kreut të VV, Albin Kurti si i mandatuar nga presidenti Hashim Thaçi si kryeministri i ri i Kosovës, nga ana tjetër ende nuk ka një marrëveshje konkrete në horizont me LDK-në, si dy partitë më të votuara në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Sipas zëri.info, kreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka lënë një afat prej pesë ditësh Kurtit që të vendosë për një marrëveshje ose në të kundërt, përpjekjet e deritanishme do të konsiderohen të dështuara.
Pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së LDK-së, e cila u mbajt vetëm një ditë pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi emëroi liderin e LVV-së Albin Kurtin mandatar për formimin e qeverisë së ardhshme, Mustafa kërkoi edhe një herë marrëveshje të balancuar nga Vetëvendosja.