Flash News

KRYESORE

Qeveria e re, Presidenti Thaçi i jep mandatin Ramush Haradinajt

Qeveria e re, Presidenti Thaçi i jep mandatin Ramush Haradinajt

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë sot mandatin Ramush Haradinajt për të formuar qeverinë e re të Kosovës.

Pas bashkimit të AKR-së  me koalicionin PAN, Haradinaj siguroi votat e nevojshme për të formuar qeverinë.

“Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.

Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion”, shprehet presidenti.

Që prej 11 qershorit Kosova kishte hyrë në një ngërç politik pasi koalicioni fitues PDK-AAK nuk siguroi votat për të formuar qeverinë.

Të fundit