Qeveria e re shkarkon drejtoreshën e Burgut në Tiranë: Zbatova me përpikmëri ligjin

Drejtoresha e Burgut të Grave në Tiranë, Xhoi Jakaj është pushuar nga puna.  Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhoi Jakaj në një postim në rrjetin social ‘facebook’, e cila shprehet se ka qenë pikërisht qeveria e re që e ka parë të arsyeshme largimin e saj nga ky post, por po ikën me krenari, pasi ka zbatuar me përpikmëri ligjin.

Jakaj ish-drejtore e I.E.V.P. “Ali Demi”, ka shkruar se shkarkimi i saj nuk u shoqërua me motivacion por thjesht nuk u pa e arsyeshme vazhdimësia e saj në këtë detyrë. “Për mua nuk ka punonjës dembel të paaftë as sistem të korruptuar, të tillë i bëjnë drejtuesit kur ata nuk drejtojnë me parime dhe shembuj konkret, unë ia dola dhe po ik me kokën lart dhe e respektuar nga shumica prej tyre,” shprehet Jakaj.

Reagimi i Xhoi Jakaj:

Te dashur miq:
Si per ironi te fatit me daten 10.eshte emrimi dhe shkarkimi im si Drejtore e burgut te grave, sot dorezova detyren ne formen me qytetare e te civilizuar.
Qeveria aktuale nuk e pa te arsyeshme vazhdimesine time ne kete detyre.
Gjate 22 muajve ne drejtimin e atij institucioni zbatova me perpikmeri ligjin, por nuk kam reshtur as nuk do reshte se foluri dje, sot, neser e pergjithnje ne mbeshtetje te njerezve ne nevoje edhe nese ajo ka kosto, ne punen e jeten time ka vend ndershmeria, virtyti, dhe e verteta.
Per mua nuk ka punonjes dembel te paafte as sistem te korruptuar, te tille i bejne drejtuesit kur ata nuk drejtojne me parime dhe shembuj konkret, une ia dola dhe po ik me koken lart dhe e respektuar nga shumica prej tyre
Mirenjohje per gjithe ata qe me besuan e mbeshteten