All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Qeveria e re, Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Qeveria e re, Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
All - Paragraf - 1

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Osmani mori 65 vota dhe asnjë votë kundër.

All - Paragraf - 3

Ishte Lëvizja Vetëvendosje që propozoi këtë pozitë për Osmanin.

Qeveria e re e Kosovës është votuar sot pas një seance maratonë në Kuvend. Me 86 vota pro dhe 10 abstenim Albin Kurti ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës. Kurti ka propozuar kabinetin qeveritar me 15 ministri, 2 zëvndëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Zëvendëskryeministër është propozuar Avdullah Hoti nga LDK-ja.

Zëvendëskryeminsitër i dytë është propozuar Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje.

"Është nder shumë i madhe që me besimin tuaj të zgjidhem të drejtoj kuvendin e Kosovës për katër vitet e ardhshme.

Dua ti falenderojë të gjithë përfaqësuesit që janë akoma me dhe të gjitha mediat që kanë qenë me ne dhe kanë informuar mirë dhe drejt", tha Osmani në fjalën e saj pas votimit.

Miratohet në Kuvend qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti betohet si kryeministër

Të fundit