Flash News

KRYESORE

“Qeveria e Shqipërisë më e korruptuara në Europën Juglindore!”, analistët 'përplasen' me Elisa Spiropalin

“Qeveria e Shqipërisë më e korruptuara në Europën

“Qeveria e Shqipërisë më e korruptuara në Europën Juglindore!”, kështu e konsideroi analisti nga Kosova Berat Buzhala qeverinë aktuale teksa iu drejtua Elisa Spiropalit nga studio e emisionin “Open”. Ai shtoi më tej se pushtetin de juro e ka mazhoranca.

Mirëpo Spiropali, teksa iu referua raporteve, u shpreh, “Këtë e thoni ju sepse atë që thonë raportet, të gjitha konfirmojnë që Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm”.

E pyetur nga analisti Henri Çili nëse opozita e re po i pëlqen qeverisë, Spiropali tha, “nuk i mohojmë, ata na kanë rënë, ishin pjesë e listës”.

“Nuk zgjdhëm ne që Basha, Berisha dhe Kryemadhi të dilnin nga Parlamenti. Edhe sikur të mos ishin deputetët e nderuar që po zënë vendet e tyre legjitimë, Parlamenti do të fillonte të funksiononte. sepse ne qeverisim për të gjithë, për të majtë dhe për të djathtë dhe për të gjithë ata që na kanë votuar”.

Të fundit