Flash News

KRYESORE

Qeveria e Tsipras merr votëbesimin, 151 deputetë pro Tsipras

Qeveria e Tsipras merr votëbesimin, 151 deputetë pro Tsipras

Qeveria e Aleksis Tsipras i ka rezistuar votëbesimit në parlamentin grek, pavarësisht largimit nga koalicioni qeverisës i subjektit “Grekët e Pavarur”.

Qeveria e Tsipras ka marrë votën pro të 151 deputetëve. Votave të Syriza ju bashkuan edhe 6 ligjvënës të tjerë, 4 prej të cilëve të pavarur dhe 2 nga Aleanca Patriotike Kombëtare. Kundër qeverisë greke kanë votuar 148 deputetë.

Pas votimit, në një prononcim për mediat, kryeministri Tsipras u shpreh se Parlamenti votoi në favor të stabilitetit. “Votoi një qeveri që e ka ndryshuar Greqinë dhe që do të vazhdojë punën deri në përfundim të mandatit të saj”, deklaroi Tsipras.

Të fundit